Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përse video-ja denoncuese e METËS u nxor kaq vonë? Përgjigjet këshilltari i presidentit

Shkruar nga Newsbomb

Këshilltari ligjor i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishi zbuloi se përse video-ja me shkeljet e KED-së për zgjedhjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të nxiret me vonesë nga presidenca.

Në studion e 'News 24', Dervishi tregoi se presidenti Meta nuk ka dashur të pengojë punën e KED-së përgjatë këtij viti. Ai tregoi se nëse Meta do të zgjidhte pas vonesës së dërgimit të listave me kandidatët e KED-së, ai do të akuzohej nga parlamenti për shkelje kushtetuese.

'Të ta japë një përgjigje. Gjatë këtij 1 viti, nga 1 janar 2019 deri në momentin që anëtarët e GJK-së u zgjodhën dhe u betuan e patë presidentin të anatemojë KED-në? Anjëherë. Përveçse në shkresën me korrektimet dhe konstatimet e ligjit të bëra nga presidenti, nuk janë publuikiuar me qëllim të vazhdohej proçesi i KED. Proçesi i emërimeve u mbuyll në 21 shtator, Të gjitha veprimet pastaj janë proçes administrativ i KED-së.

Nëse do të zgjidhej një anëtar nga presidenti që nuk përlqehej do të sulmohej për shkelje kushtetuese. Presidenti u tregua korrekt. Edhe në mbledhjen e Këshillit në datën 7, kam kërkuar që të ruhet me audio', u shpreh Dervishi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu