Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
38 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

“Përse të presim BE?”, Rama mesazh Kurtit: Kjo nismë është e hapur për të gjithë, nuk duhet të jetojmë në të shkuarën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në forumin ekonomik në Shkup, ku të pranishëm janë edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ka theksuar edhe njëherë rëndësinë e kësaj nisme rajonale, si një parapërgatitje për anëtarësimin në BE.

Rama tha se nëse bashkojnë forcat atëhere ekonomia e këtyre vendeve do të ketë një ndryshim rrënjësor.

Ndër të tjera, Rama dha dhe një mesazh për kryeministrin e KosovësAlbin Kurti, ndonëse nuk përmendi emra, tha se kjo nismë është e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë ti bashkohen, pasi deri më tani boll kohë ka humbur dhe duhet lënë pas e shkuara. Albin Kurti nuk merr pjesë në këtë takim.

“Nuk kemi pse presim që integrimin e rajonit nga pikpamja e katër lirive të Europës ta bëjmë mbasi të kemi hyrë në BE, ne duhet ta bëjmë dhe do ta bëjmë tani, do e bëjmë vetë. Kjo ëshhtë një nismë e hapur të gjithë, kushdo që dëshiron të na bashkohet të bashkohet. Po ne s’mund të presim konsesus për tu takuar, s’mund të presim. Çohet tjetri unë jam vetë, ju nuk duhet të nënshkruani këtë. Kemi humbur shekuj, kemi humbur shumë”, tha kryeministri.

Pjesë nga fjalimi i Ramës:

Rrugëtimi i secilit vend drejt BE ka kohën rritmin dhe kushtëzimin e vet jo thjesht nga çfarë bëjmë ne po nga çfarë mendojnë të tjerët sepse në fund të ditës në momentin që integrohemi në BE do bëjmë ekzaktësisht këtë që po bëjmë sot pa BE. Pra, nesër si pjesë e BE nuk do të ketë më diskutime të mundshme nëse këto 4 liri do të zbatohen këtu në rajonin tonë dhe është  për të ardhur keq kur dëgjon edhe evropianë në kryqytete që pyesin se çfarë po bëni ju?!

Ne nuk mundet dot që të lexojmë shifra fakte të dhëna pa arsye, jo nga ekspertë por nga organizma financiare si prsh Banka Botërore ku thuhet se nëse duam të rrisim prodhimin e përgjjithshëm kombëtar ne mund ta rrisim deri në 2.5% vetëm nga integrimi ekonomik, ndërkohë që nëse ne arrijmë nivelin e marrëveshjes europiane të tregëtisë prodhimi ynë mund të shkojë 6.7%.

Pse ne duhet tja privojmë vetes këtë mundësi duke ndenjur secili brenda hapësirës së vet? Për më tepër sot ku ne përballemi si gjithë të tjerët, por në kushtet tona në vështirësi për shkak të pasoja të pandemisë, jo vetëm që ne nuk mund tja atribojmë vetes këtë potencial që ka rajoni bashkëpunimi mes nesh po ne duhet të bëjmë çmos për të vrapuar për të fituar një kohë të humbur. Nuk kemi pse presim që integrimin e rajonit nga pikpamja e katër lirive të Europës ta bëjmë mbasi të kemi hyrë në BE, ne duhet ta bëjmë dhe do ta bëjmë tani, do e bëjmë vetë.

Kjo është një nismë e hapur të gjithë, kushdo që dëshiron të na bashkohet të bashkohet. Po ne smund të presim konsesus për tu takuar, smund të presim. Cohet tjetri unë jam vetë, ju n uk duhet të nënshkruani këtë. Kemi humbur shekuj, kemi humbur shumë. Kjo histori është shuëm e gjatë dhe dhimbshme. Dua të rikonfrmoj se për ne për Shqipërinë kjo nismë është strategjike, ne do vazhdojmë me këmbëngulje para.

Më shumë

spot_img