Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

“Përse s’i publikoni dëgjesat”, përplasje te “Ekonomia” për Butrintin, Shalsi zbulon debatin brenda Kuvendit: Ishin dy tipa…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Me debate është zhvilluar mbledhja në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave që po shqyrtojnë dekretin e presidentit Ilir Meta lidhur me  ligjin për administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Ka pasur një përplasje me Eduart Shalsit të PS dhe Ina Zhupësm deputete e PD në lidhje me këtë çështje.

Sakaq në përgjigjen e dhënë ndaj deputetit demokrat Edmond Spaho, në lidhje me moslejimin e aleancës në mbledhje, Shalsi zbuloi se nuk pranoi për shkak të dy personave që kishin ardhur për të provokuar me një gjuhë rruge.

Pjesë nga debati:

Eduart Shalsi: Ajo që më ka bërë përshtypje si rrallë herë në takimet që kemi pasur është që nuk donin që takimet të bëheshin publike për shkak të komenteve mbi çështjen e Butrintit. I kemi ende të freskëta rastet e disa arkeologove që janë pyetur nëse Butrinti është grek, që i konsiderun budallik. I prita në zyrë ata që protestuan për të shpjeguar opinionet e tyre, të cilat tashmë janë të bëra publike, përveçse më erdhi keq që i dhashë mundësinë vetëm dy prej tyre.

Edmond Spaho: Nisur nga debati i zhvilluar në korridor si dhe duke pasur parasysh që mbledhjet e kom janë të hapura për publikun, ai grup duhej të merrte pjesë në komision, në një kohë që çështja ka ngjallur debat gjithandej, ne edhe mund ti dëgjonim për këtë çështje kur kemi dëgjuar edhe grupe studentore edhe fondacione.

Eduart Shalsi: Reagova ndaj një apo dy individëve, pjesë e grupit, të cilët nuk kishin synim të shprehnin opinionet, përveçse të bënin provokime dhe të përdornin një gjuhë që të jetë e denjë për rrugën. Erdhën për provokime, të përdornin një gjuhë që nuk është e denjë. Ishin në zyrë te unë. I dëgjova çfarë kërkese kishin, opinionet e tyre janë të shkruara, nëse tipa si puna e tyre nuk i bën nder as nga mënyra sesi komunikojnë as sesi sillen.

Ina Zhupa: Çështja që po trajtojmë është me interes publik, edhe dëgjesat nuk mund të bëhen vetëm për ju. Duhet t’i kishim dëgjuar edhe kur po konsultonim. Nuk janë raportet e 24 dëgjesave. Mund ti hidhni online për një çështje me interes publik. Nëse i keni bërë hidhini online që ta kemi më të hapur këtë çështje. shqyrtimi i dekretit të metës bëhet sot, ndërkohë që unë kam depozituar edhe një projektligj, ndoshta do ishte e udhës që të shqyrtohej njëkohësisht sepse janë nisma që shkojnë me njëra tjetrën, nëse kalojnë ndryshimet që kërkoj unë, atëherë mund të ndryshojë edhe baza ligjore për Butrintin.

Eduart Shalsi: Lexoni nenin

Ina Zhupa: I kam lexuar

Blerina Gjylameti: Stopo, lërë te flasë, nuk shkon kjo punë

Eduart Shalsi: Nuk e kupton, prandaj flet pa mikrofon, nuk e bën dot, e kanë zakon. E nderuar kolege, nuk je permanete e këtij komisioni, ka një mikrofon, ka një buton, kërkohet fjala, nëse e keni të vështirë të formalizoheni me këto praktika, kjo është edukata e jetës parlamentare. Sot kuvendi i ka miratuar ligjin, seancat dëgjimore janë ezauruar.

Më shumë




spot_img








spot_img