Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili njoftoi pak më parë se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të Bashkimit Europian, i cili do të mbahet në 23 qershor në Bruksel.
Tabaku në postimin e saj e quan Ramën një kryeministër autokrat dhe Shqipërinë vendin më të korruptuar në Evropë.
“Serbia nuk do të ulet si pasojë e kundërshtisë për saksionet kundër Rusisë, RMV është duke u penguar nga problemet bilaterale me Bullgarinë, po Shqipëria përse refuzon BE? Kryeministri më autokrat në rajon, vendi më i korruptuar në Europë nuk dëshiron integrimin në BE ku kontrolli do jetë më i fortë.
Po sikur ta ndërtojmë BE tonë këtu pavaresisht një date e një procesi që sot edhe prej Ramës është larguar kaq shumë?” shkruan ajo në postimin e saj.