Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përse nivelet e spermës janë në rënie?

Shkruar nga Newsbomb
Përse nivelet e spermës janë në rënie?

Nga Elton Peçi
Gjinekolog
Specialist në Mjeksinë Riprodhuese & Fertilizim In Vitro, Spitali Amerikan 2

Në dekadat e fundit evidentohet një tendencë mbarëbotërore e rritjes së infertilitetit mashkullor. Studime të shumta kanë faktuar këtë tendencë ndërkohë që të tjera studime po mundohen të hedhin dritë mbi shkaqet.
Më i theksuar ky trend duket në Evropë dhe në Amerikën e Veriut, ku nivelet e spermës në 50 vitet e fundit janë përgjysmuar, dhe trendi i rënies së vlerave të spermiogramës është me 1.5 – 2 % në vit.
Në praktikën tonë ditore nqs krahasojmë numrat e spermiogramës (përqëndrimi, lëvizshmëria dhe morfologjia) përpara 10 viteve me ato të ditëve të sotme, vihet re një rënie me 20 – 30 %. Një në dy spermiograma që tashmë analizojmë është me probleme. Rritja e infertilitetit mashkullor rrezikon të shndërrohet kështu në një problem serioz të shëndetit publik.

Arsyet se përse po ndodh ky fenomen ende janë të panjohura, por sugjerimet janë se ky fenomen fillon që përpara lindjes; pra që në barkun e nënës. Faktorët që mund të prekin gratë shtatzana janë dieta dhe ekspozimi ndaj lëndëve toksike të cilat mund të kenë një efekt negativ në zhvillimin e sistemit riprodhues të fetusit mashkull.

Thuajse çdo aspekt i jetës moderne – që nga telefonat celularë, duhani dhe konsumi i alkoolit janë akuzuar si agjentë me afekt negativ mbi spermatozoidet.

Shekulli XX është shekulli i revolucionit në industri, ku përdorimi i naftës dhe i plastikës janë kryefjala e këtij revolucioni. Tashmë lëndë kimike me prejardhje nga përpunimi i naftës apo degradimi i plastikës janë aq të përhapura sa kanë filluar të hyjnë në zinxhirin ushqimor duke ndikuar edhe në hormonet tona – përfshirë këtu estrogjenet dhe testosteronin.

Po jo vetëm kaq; efekti negativ i lëndëve toksike, rrezatimit apo edhe mënyrës së jetesës mendohet të ketë ndikimin e tij edhe në rritjen paralele (tashmë fakt!) të numrit të rasteve me kancer testikular apo anomali si hipospadia apo kriptorkidizmi.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu