Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Përqafimi Rama-Kurti, Boiken Abazi: Nuk ishte vëllazëror, por prej boksieri para grushtit të radhës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi së fundmi përmes një postimi ka ndarë mendimin e tij në lidhje me takimin mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës në samitin e Tiranës.

Sipas Abazit përqafimi i tyre në fund të takimit nuk ishte aspak vëllazëror, por prej boksieri.

Teksa shton se Rama i dha Kurtit kohë që të shplodhej para grushtit të rradhës, i cili erdhi menjëherë pas “përqafimit”, ku sipas tij grushti ishte intervista në  “Euronews Serbia”, ku Rama tha se nisma e qeverisë Kurti për paditjen e Serbisë për Genocid shihej prej tij me rezerva.

“Përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte i llojit vëllazëror. Ai ishte përqafim prej boksieri, edhe pse Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar. Rama i dha, megjithatë, një përqafim prej atyre që boksieri bënë për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës. Dhe grushti erdhi menjëherë pas “përqafimit”, në intervistën për “Euroneës Serbia”, ku Rama e goditi nismën e qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë.”, shkruan Abazi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img