Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përpunonte drogë në banesë dhe e shiste në afërsi të shkollave, arrestohet 53-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb

Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi përpunonte në banesë lëndë narkotike kanabis duke e ndarë në doza me qëllim shitjen e tyre në afërsi të shkollave dhe në lagjet e qytetit të Durrësit.

Sipas policisë 53-vjeçari, A. R., në fshatin Xhafzotaj e përpunonte në banesë lëndën narkotike kanabis, me pas e ndante në doza të vogla.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa në formë boçeje, 1 grirëse dhe 2 kallëpe metalike të cilat dyshohet se përdoreshin për grirjen dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza.

Policia:

Përpunonte në banesë, lëndë narkotike, duke e ndarë në doza, me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.   

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa në formë boçeje, 1 grirëse dhe 2 kallëpe metalike të cilat dyshohet se përdoreshin për grirjen dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza. 

Në vijim të kontrolleve të bazuara në inteligjencën policore dhe të kryera në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Durrës, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. R., në fshatin Xhafzotaj.

Gjatë kontrolleve në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 makineri dhe 2 kallëpe metalike të cilat dyshohet se përdoreshin për grirjen dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza. 

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 53 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike në sasi, i pëpunonte në banesë dhe i ndante në doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave dhe në lagjet e qytetit të Durrësit.

Lënde narkotike cannabis sativa në formë boçeje, 1 grirëse dhe 2 kallëpe metalike

Lënde narkotike cannabis sativa në formë boçeje, 1 grirëse dhe 2 kallëpe metalike

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese