Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
29 %
5.7kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
2 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Përplasjet për fletën e votimit, Celibashi “me sytë nga KAS”: Të mos humbim kohë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, ka thënë sot se KAS duhet të vendosë sa më parë për fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit, në mënyrë që të mos shkaktohen më vonesa në miratimin përfundimtar të saj.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) është duke shqyrtuar disa ankesa të partive në lidhje me fletën e votimit dhe logot e partive. Socialistët nuk duan që fleta të përmbajë emrat, por të jetë me numrat e kandidatëve sepse do të ishte më kompakte.

Ndërkohë, demokratët preferojnë fletën që është miratuar nga KQZ, me logon e partisë, emrin e kryetarit dhe emrat e të gjithë kandidatëve. PD ka dhe një përplasje me Bindjen Demokratike pasi pretendon se logot e dy partive janë shumë të ngjashme.

“Nuk prisja që të kishte kundërshti kaq të mëdha për fletën e votimit. Palët duhet ta kuptojnë se e rëndësishme është që të mos humbasim në shumë kohë. Shpresoj që KAS të vendosë sot ndryshe do të humbasim dhe disa ditë të tjera, dhe nëse vendimi do të ankimohet në kolegj bëj thirrje publike që pa cënuar askënd në këtë çështje të vendosin sa më parë për ankimin”, tha Celibashi.

Gjithashtu, sot në ambientet e shkollës “Qemal Stafa” u testua dhe votimi elektronik i zgjedhësve, që do të aplikohet në 25 prill në Njësinë nr.10 në Tiranë. Sipas Celibashit, rezultatet e votimit në këtë njësi do të dalin për 30 minuta.

“Teknikisht është e mundur që rezultati i Njësisë 10 të jetë brenda 30 minutash. Jemi duke diskutuar dhe konsultuar me partitë për të vendosur nëse do ishte e dobishme ta shpallim këtë rezultat në momentin që makina na e bën të ditur apo do të presim edhe pak kohë më shumë pasi ka mendime se rezultati mund të afektojë jo mirë në procesin e numërimit, por nga pikëpamja teknike rezultati mund të shpallet menjëherë”, u shpreh ai.

Më shumë


spot_img









spot_img