Hapësire reklamuese

Politikë

Përplasjet në PD e Vlorës, Bujar Leskaj ka debatuar me Bashën për listën e deputetëve, ‘kërcënoi’ me dorëheqje por anëtarësia nuk ia pranoi

Shkruar nga Newsbomb
FotoMontazh: Bujar Leskaj - Kryesia e PD Vlore dje, pas mbeldhjes

Mbledhja e djeshme e PD-së së Vlorës është shoqëruar me debate dhe përplasje brenda radhëve. Madje, në media doli lajmi se drejtuesi politik i PD në këtë qark, Bujar Leskaj, kishte dhënë dorëheqjen.

Sot, burimet brenda PD-së së Vlorës bëjnë me dije se Bujar Leskaj ka debatuar dhe me kryedemokratin Lulzim Basha, për listën e kandidatëve për deputetë në këtë qark. Menjëherë, pas bërjes së saj publike, dega e PD në Vlorë ka shfaqur pakënaqësi.

Shumë emra të rëndësishëm dhe me kontribut në PD-në e Vlorës janë lënë jashtë listës që ka hartuar Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike në Tiranë. Madje, në listë mungon dhe kreu i PD-së së Vlorës Genc Deromemaj.

Për shkak të debateve dhe pakënaqësive që janë krijuar në mbledhjen e Krysesisë së PD në Vlorë, Bujar Leskaj ka “kërcënuar” se do të jepte dorëheqjen. Mirëpo, ky vendim i tij nuk është pranuar nga anëtarësia, kur na ndajnë më pak se 1 muaj e gjysmë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Nga ana e tij, drejtuesi politik i PD në Vlorë dhe njëherë i pari i listës së kandidatëve për deputetë atje, Bujar Leskaj, ka pasur pakënaqësi dhe për faktin se në lista janë vendosur emra të panjohur, të cilët s’kanë dhënë asnjë kontribut për qytetin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll