Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përplasjet në Komision, Bardhi i përgjigjet Bashës: I paburrë që rri në shtëpi...

Shkruar nga Newsbomb
Përplasjet në Komision, Bardhi i përgjigjet Bashës: I

Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri më herët lidhur me përplasjet verbale dhe ofendimet në Komisionin për Mediat, me protagOnistë Gazment Bardhin, Flutura Açkën dhë Flamur Nokën.

Gazment Bardhi dhe Flamur Noka patën një debat të ashpër me Açkën, e cila drejtoi Komisionin e Medias. Gjatë përplasjes Bardhi dhe Noka i hoqën mikrofonin Açkës duke i kërkuar të ndërpresë komisionin dhe “mos t’i shërbente Ramës”. Mbledhja u ndërpre për shkak të tensioneve dhe zhurmuesve që ishin vendosur në sallë.

Lexo edhe: Debat mes opozitës në Komisionin e Medias, Bardhi dhe Noka përplasen me Açkë

Përmes një postimi në platformën “X” Basha i cilësoi si ““burrecë të vegjël”, deputetët e opozitës që sulmuan Açkën.

Lidhur më këtë Bardhi iu përgjigj Bashës me një reagim publik ku shpreh keqardhje për debatin me kolegë të opozitës, ndërsa ironizoN Bashën duke thënë se komentet e Bashës janë "strategji e një të paburri që rri shtëpi e kujdeset të shtojë katet në Kulla, ndërkohë që keqpërdor për fasadë të pazareve në kurriz të demokratëve”.

LEXO EDHE: Basha për përplasjen mes deputetëve të PD: Burrecët e vegjël sulmuan një grua

REAGIMI I PLOTË I BARDHIT

Absolutisht i keqardhur nga debati me kolegë të opozitës! Por, është fakt i njohur që opozita është në një betejë kundër mazhorancës në Kuvend, dhe çdo opozitar duhet të jetë krah nesh në këtë betejë, dhe jo përballë njëlloj si Edi Rama. Tentativa për të provokuar me “normalitet të rremë” i kolegëve të opozitës, nuk mund të jetë kurrë strategjia e një opozitari. Ajo është vetëm strategjia e një të paburri, që vetë rri në shtëpi e kujdeset të shtojë katet në Kulla, ndërkohë që keqpërdor për fasadë të pazareve në kurriz të demokratëve, ndershmërinë e disa zonjave deputete, që vazhdojnë të besojnë gënjeshtrat e tij!

LEXO EDHE: Açka i kujton Bardhit ngjarjen e Elbasanit: Ti e di shumë mirë çfarë mëkatesh ke!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese