Hapësire reklamuese

Politikë

Përplasjet në Elbasan dhe te zyrat e FRD, nuk përmbahet Ilir Meta: Kemi përballë një bandë ndërkombëtare dhe një lokale, pastrojnë paratë këtu

Shkruar nga Newsbomb
FotoMontazh: Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka folur me tone të ashpra pak më parë nga selia e tij, pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në vend, si përplasjet e militantëve dje në Elbasan dhe në zyrat e FRD-së.

Meta tha se “Do këtë veprime të paimagjinueshme për ata që duan të terrorizojnë shqiptarët.”

Para gazetarëve presidenti foli për një dy banda, një ndërkombëtare dhe një l;okale, të cilat sipas tij po pastrojnë paratë në vendin tonë.

Pjesë nga fjala e Metës:

Do këtë veprime të paimagjinueshme për ata që duan të terrorizojnë shqiptarët.

Analistët e paguar që kanë nga 30-40 shtëpi, mos prisni president të përsosur në këtë krizë që ka pllakosur shetin e së drejtës. Presidenti ka një plan të qartë për të mbrojtur zgjedhjet.

Çdo qytetar i Shqipërisë ti thërrasi mendjes. Kush e shet votën për 50 mijë lekë, ndodh sepse ata nuk e kanë vlerësuar votën e tyre. Aty është dhe e drejta e pronës, aty janë të gjitha problemet. Cdo qytetar të tregojë përgjegjshmëri maskimale për voten.

Është e drejta e tij, dinjiteti i tij.

Tonet e presidentit mos kini merak, se nuk kam dalë këtu as si top model e as si aktor por si Ish-student i dhjetorit, dhe do mbetem.

Përballë nesh është një bandë ndërkombëtare dhe një bandë lokale që ka marrë përsipër të pastrojë paratë. Sa herë ta ftojnë presidentin në beteja, aty do e kenë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll