Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Përplasjet në Elbasan, Celibashi apel liderëve politikë: Më shumë humbim ne, seç fitoni ju

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d28af1fcf19164dd16d3d586d205aed1

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, foli sot mbi ecurinë e fushatës elektorale në vend dhe pritshmëritë për zgjedhjet e 25 Prillit.

Ai ka folur në OraNews për aplikimin e teknologjisë në këto zgjedhje dhe për fenomenin e manipulimit të votës.

Pyetje: A do ta shmangë përdorimi i teknologjisë manipulimet zgjedhore?

Celibashi: Sistemi që ne synojmë të implementojmë më 25 prill, me siguri absolute, identifikon në mënyrë të qartë dhe të plotë rastet e votimit të dyfishtë, rastet e votimit në qendër të gabuar votimi, rastet e votimit për llogari të një personi tjetër dhe për ata që do ta tentojnë këtë ka penalitete të rënda. Nëse në zgjedhjet e shkuara verifikimi do të merrte ditë, javë, muaj etj për të paktën një javë ose maksimumi 10 ditë ne do ta kemi këtë informacion nëse dikush ka votuar ose do të tentojë të votojë për llogari të dikujt tjetër apo çdo problematikë tjetër që lidhet me votimin e parregullt.

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor u ndal edhe tek përplasjet e djeshme në Elbasante incidenti në selinë e FRD dhe në gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama për kandidatët e opozitës. Sipas tij, këto ngjarje po e çojnë procesin drejt një rruge të rrezikshme.

Celibashi: Më vjen keq por duhet ta them. Është një qasje që qartazi kontribuon në drejtim të kundërt të asaj që ne të gjithë jemi të angazhuar, të një procesi të rregullt, me standarde evropiane për një proces të lirë, të drejtë dhe të ndershëm. Unë nuk e kam as statujën institucionale për tju drejtuar qoftë Presidentit të Republikës, qoftë kryeministrit apo edhe udhëheqësve të tjerë politikë, por qoftë edhe si qytetar vlen ta them që ka vend për vetëpërmbajtje nga udhëheqësit politikë të të gjitha krahëve sepse sjelljet e tyre, retorikat e tyre ndikojnë drejtpërdrejtë në qasjen e militantëve politikë në lidhje me procesin zgjedhor. Jam i sigurtë që gjithkush e kupton ose secili prej tyre e kupton se sa e rëndësishme është sjellja dhe retorika e tyre politike në raport me standardin e zgjedhjeve. Dhe ajo çfarë humbasin ata dhe humbasim ne të gjithë është më shumë se ajo çfarë ata fitojnë“, u shpreh Ilirjan Celibashi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img