Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përplasjet me sekretarin Sali Shehu, kreu i FRD-së Bamir Topi jep dorëheqjen

Shkruar nga Newsbomb
Përplasjet me sekretarin Sali Shehu, kreu i FRD-së Bamir Topi jep
FotoArkive: Bamir Topi

Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë që themeloi vite më parë.

Ashtu siç bëri me dije me herët newsbomb.al, dorëheqja e Topit është e pakthyeshme dhe e parevokueshme. Shkak, është bërë përplasja me sekretarin e Përgjithshëm të FRD-së Sali Shehu.

Kujtojmë se, FRD-ja është në listën e partive që do të garojnë bashkë me PD në zgjedhjet e 25 prillit, listë e cila është dorëzuar dje në KQZ nga përfaqësuesi i PD Ivi Kaso.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, ka qenë sekretari i Përgjithshëm i FRD-së Sali Shehu që mbërriti në selinë e PD-së, por doli që aty pa asnjë marrëveshje. Por më vonë bashkëpunimi u konfirmua.

Bashkëpunimi mes PD dhe FRD-së së Bamir Topit është “shtyrë” nga ish-deputeti i PD Sali Shehu, tashmë sekretar i Përgjithshëm i partisë së Topit.

Por, mesa duket ky vendim nuk ka pasur dakordësinë e kreut të partisë Bamir Topi. Ky i fundit ka qenë kundër vendimeve dhe veprimeve të kohëve të fundit që ka bërë opozita dhe Partia Demokratike.

Lexo edhe: Bamir Topi largohet nga drejtimi i Frymës së re Demokratike?

154162923_127435982618027_3097829180893075690_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll