Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
83 %
1kmh
0 %
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
34 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Përplasjet me Sali Berishën, Bardhi: Djali i tij është i përfshirë në afera korruptive

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, ka folur mbrëmjen e sotme për retorikën e ashpër që është përdorur mes tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, për shkak të zhvillimeve disa mujore në selinë blu. Në bisedë ai ka përmendur dhe djalin e Berishës, Shkëlzenin.

“Ka qenë në kushtet e retorikës politike, unë i kam kujtuar që në jetën time gjatë gjithë këtyre viteve që kam angazhim publik si punonjës i shtetit shqiptar, kurrë nuk kam pasur asnjë problem me ligjin edhe me faktin që jam njohës i ligjit kam treguar kujdesin e duhur për ta respektuar në maksimum.

albsig

spring

Ka të dhëna publike se djali i tij ka qenë i përfshirë në afera të caktuara korruptive dhe i kam kujtuar që para se të merret me mua të zgjidhë atë që ka brenda familjes së tij. Unë kam zgjedhur rrugën time. Së pari secili zgjedh rrugën e tij, nuk ndodh rrallë që njerëzit nuk bëjë gjërat që besojnë, por ato që përshtaten, kishte nga ata që mendonin se u përshtatet beteja për të qenë më afër Bashës, në momentin që u largua Basha mendojnë se i përshtaten më shumë zotit Berisha.

Nuk është profesion i imi unë di të mbijetoj dhe të mbaj familjen time. Nëse ajo që unë besoj nuk përkrahet nga qytetarët unë hap rrugë dhe shikoj rrugën time edhe merrem me profesionin tim, disa kanë politikën si të vetmen profesion. Nuk është modeli im, për mua Sali Berishën nuk e shoh si të ardhmen e PD-së”, tha Bardhi në emisionin “Top Story”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img