Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

‘Përplasjet’ e Ramës me Francën dhe BE për vaksinat, kryeministri: S’kam bërë sherr, do mbroj dinjitetin e vendit

spot_img

Lajme të ngjashëm

353d9f76ab44a6874a4bbca7bb004e3d

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe një herë për deklaratë që ka bërë për Francën në lidhje me shpërndarjen e vaksinës.

Rama tha se nuk ka bërë sherr me BE, por që nuk e ndalon askush të thotë mendimin e tij.

Ai ka sulmuar edhe opozitën duke thënë “fakti që jemi të vegjël dhe nuk jemi të pasur dhe në BE nuk na bën ne dot të rrijmë më gojën mbyllur para një fakti të tillë. Çfarë thash unë që u mërzitën këta. Cfarë thash dhe çfarë nuk duhet të thoja. Që ata i dolën në mbrojtje BE është çështje karakteri. Opozita ka treguar karakterin e vet. Karakteri i dobët i atyre që i janë përulur me servilizëm kudo që i kanë folur në gjuhë të huaj,” tha Rama.

Pjesë nga Biseda:

Edi Rama: Sjella anti-COVID nuk ka reflektuar, reflektoni ju bashkë me opozitën. Së pari unë nuk kam bërë sherr me BE dhe mua s’më ndalon askush që të them opinionin tim. Merruni me opinionin e OBSH-së jo më larg se dje.

Pyetje: Ju jeni kryeministër i Shqipërisë?

Edi Rama: Faleminderit që më kujton. Ç’është kjo ndërhyrje. Më kujton se kush jam unë? Nuk jemi për debat këtu. Më rezulton se nuk e ke mbiemrin Gjekmarku.

Rama: Mos u merrni me opinionin tim por me të OBSH. Ska të drejtë as ambasada franceze dhe as opozita. Shembulli im është OBSH, merreni se çfarë ka thënë për shpërndarjen e vaksinës, ka shkuar më larg se unë dhe ka thënë jemi në një katastrofë morale për njerëzimin.

Fakti që ne sjemi anëtarë të BE s’na bën që të rrimë me gojën mbyllur përpara një fakti të tillë. Është i qartë, unë nuk jam kryeministër i një vendi të BE por jam evropian, të paktën njësoj sa ata që flasin në emër të BE. Qenien time evropiane se ndryshon dot askush, as nëse jam kryeministër apo qëytetari lirë i këtij vendi që kam një zë.

Fakti që jemi të vegjël dhe nuk jemi të pasur dhe në BE nuk na bën ne dot të rrijmë më gojën mbyllur para një fakti të tillë. Çfarë thash unë që u mërzitën këta. Cfarë thash dhe çfarë nuk duhet të thoja. Që ata i dolën në mbrojtje BE është çështje karakteri. Opozita ka treguar karakterin e vet. Karakteri i dobët i atyre që i janë përulur me servilizëm kudo që i kanë folur në gjuhë të huaj. Kur kam sjellë në shembull francën mund të kisha marrë dhe një vend tjetër. Vendimi është i gabuar i BE, ata gabojnë ne gabojmë. Këtu është fjala për të mbrojtur njerëzit, dinjitetin.

Për të garantuar mbrojtjen e njerëzve se kam gjuhën e nënës për ta vënë në gjumë, pse shqetësoheni keni  frikë se mos mërzitet BE. Dhe po të mërzitet ku është problem nëse kjo është e vërteta. E di çfarë ka bërë BE për shqipërinë dhe s’do ta harroj kurrë ndihmën që dha për rindërtimin.

Më shumë

spot_img