Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Përplasjet e pronarëve të lokaleve me policinë, Ardi Veliu shkon vetë në Vlorë dhe këshillon efektivët: Veproni me tolerancë zero!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, mbrëmjen e djeshme ka vizituar qytetin e Vlorës për të inspektuar shërbimet e polciisë në qytetin bregdetar.

Ai ka inspektuar në terren zbatimin e masave anticovid dhe të masave shtesë të marra për të garantuar rendin dhe sigurinë përgjatë sezonit turistik.

Veliu iu ka kërkuar drejtuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, rritjen e efikasitetit të shërbimeve në terren, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, konflikteve, zhurmave e prishjes së qetësisë publike, si dhe inkurajuar shërbimet policore të veprojnë në terren me zero tolerance.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë – Siguria e pushuesve dhe respektimi i masave anticovid, Drejtori Veliu inspekton shërbimet e Policisë së DVP Vlorë.

Mbrëmjen e djeshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga Drejtori Vendor i Policisë Vlorë Bledar Çeliku, ka inspektuar në terren zbatimin e masave anticovid dhe të masave shtesë të marra për të garantuar rendin dhe sigurinë përgjatë sezonit turistik.

Drejtori i Përgjithshëm iu ka kërkuar drejtuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, rritjen e efikasitetit të shërbimeve në terren, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, konflikteve, zhurmave e prishjes së qetësisë publike.

Drejtor Veliu ka kontaktuar dhe ka biseduar me shërbimet në terren. Gjatë bisedës me ta, ka inkurajuar shërbimet policore të veprojnë në terren me zero tolerancë, jo vetëm për zhurmat, muzikën dhe respektimin e orarit të muzikës, orës policore dhe mbylljes së lokaleve, por ndaj çdo paligjshmërie e çfarëdolloj përmase qoftë ajo.

“Nuk është e vështirë as mbyllja e muzikës dhe as e lokaleve, në rast se ju veproni me zero tolerancë. Mos u stepni nga asnjë telefonatë, zbatoni ligjin me një standard, duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë pronarët e lokaleve. Kontrolloni në mënyrë permanente territorin dhe shërbejuni me përkushtim dhe etikë qytetarëve. Ndihmoni pushuesit sa herë që kanë nevojë për ndihmën policore duke reaguar në kohë dhe do të keni gjithë mbështetjen e drejtuesve tuaj, por edhe timen”, – theksoi ai.

Më pas, Veliu ka inspektuar lokalet përgjatë Lungomares dhe gjithë vijës bregdetare, ku është konstatuar respektim i orarit të ndalimit të muzikës në orën 23:00 dhe i mbylljes së lokaleve në 24:00.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img