Hapësire reklamuese

Politikë

Përplasjet e militantëve në Elbasan, Topalli shkon më tej: PS-PD kanë strategji destabilizimin e vendit, uroj të mos kemi një ’97 tjetër

Shkruar nga Newsbomb
Politikania Jozefina Topalli

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, thotë se me përplasjet e ndodhura në Elbasan dy ditë më parë, mes militantëve të PD dhe PS, dy partitë kryesore treguan se kanë strategji për destabilizimin e vendit.

“Unë e shikoj si linjë konflikti. Ajo që ka ndodhur në Elbasan më ka shqetësuar dhe mendoj se kanë strategji destabilizimin e vendit ndoshta. Kam një bindje që të dyja palët kanë parë në sondazhet e tyre se nuk marrin votat e nevojshme për të krijuar qeveri. Nuk ke pse rrezikon destabilitetin e vendit për karrigen personale. Uroj që gjëja të mos shkojë deri në krijimin e një tjetër viti 1997”, u shpreh Topalli në A2.

Sipas saj, populli shqiptar nuk ka arritur të ketë një qasje të vërtetë demokratike dhe të dënojë diktaturën. “Ne nuk kemi arritur që të kemi një kulturë të vërtetë demokratike, të besojmë te vota dhe të dënojmë atë që ka ndodhur gjatë diktaturës”, ka shtuar ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu