Hapësire reklamuese

Politikë

Përplasjet e mazhorancës me presidentin, flet Ervin Bushati: Meta do të jetë gjeli i kotecit të opozitës, pasi Basha nuk është mjaftueshëm…

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Bushati

Deputeti socialist Ervin Busahti ka komentuar përplasjet e fundit të ndodhura mes Partisë Socialiste dhe presidentit Ilir Meta.

Ai u shpreh se Meta po tregon me lëvizjet e tij që dëshiron të jetë në krye të opozitës, pasi Lulzim Basha nuk është mjaftueshëm “gjel” për të qenë në krye të “kotecit opozitar”.

“Nuk na qëlloi kështu me këtë qytetar të Shqipërisë që quhet Ilir Meta. E zgjodhëm president dhe ai bëri shumë marrëzi politike duke mos dekretuar zgjedhjet, duke caktuar një datë tjetër, e shumë çështje të tjera. Ai do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë, pasi e kupton që koteci i opozitës ka nevojë për një gjel dhe ndoshta Lulzim Basha nuk është mjaftueshëm gjel dhe ndaj do të bëhet Ilir Meta”, tha Bushati në Fax News.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll