Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Përplasjet e dhunshme në SHBA, gazetari ironizon Ambasadën në Tiranë: ‘Shpresojmë që policia amerikane të përdorë forcën proporcionale’

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

61d4c1d1a19e6e8a0990e3641cadaead

Gazetari Adi Krasta ironizon reagimet që bënë Ambasada Amerikane në Tiranë gjatë protestave që bëhen në vendin tonë, pas përplasjeve të dhunshme që u regjistruan dje në Capitol Hill.

“Ne i nxisim protestuesit amerikanë të përdorin mjete paqësore. Ne shpresojmë që policia amerikane të përdorë forcën proporcionale për “të trajtuar” protestat. Parlamenti shqiptar duhet t’u kërkojë ligjvënësve amerikanë të punojnë në një mënyrë dypartiake”, shkruan me ironi Adi Krasta.

Ka dhe shumë analistë e gazetarë të tjerë që ironizojnë deklartat formale të Ambasadës së SHBA në Tiranë sa herë që ka protesta.

Kujtojmë se, protestues dhe mbështetës të Donald Trump tentuan dje të bllokonin procesin e numërimit të votave në Kongresin Amerikan, për kalimin e presidencës te Joe Biden. Pas disa orë ndërprerje, procesi filloi në orët e para të mëngjesit dhe Biden u zyrtarizua si President i 46-të i SHBA.

Si pasojë e përplasjave të dhunshme që u regjistruan dje para dhe brenda Kongresit, 4 qytetarë amerikanë humbën jetën. 1 grua e re u qëllua brenda godinës me një plumb në gjoks dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa 3 persona të tjerë vdiqën për shkak të “urgjencave mjekësore”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img