Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasjet brenda PD, ambasada e SHBA: Nuk zgjedhim ne udhëheqësit e partisë, s’kemi ndryshuar qëndrim për “non-gratat”

Shkruar nga Newsbomb
Përplasjet brenda PD, ambasada e SHBA: Nuk zgjedhim ne

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar në lidhje me situatën e opozitës dhe përplasjet mes tyre lidhur me kreun e grupit parlamentar të PD.

Në reagimin e ambasadës së SHBA thuhet se nuk është roli i saj që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri.

Gjithashtu thekson se nuk kanë ndryshuar pozicion lidhur me individë të shpallur non-grata në Shqipëri, teksa nxit të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Shtetet e Bashkuara takohen rregullisht me komisionet parlamentare në lidhje me legjislacion kyç, të tillë si ai për Avokatin e Popullit, i cili luan një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi.

Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri. Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla”, thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese