
Ka filluar pak momente më parë marshimi i militantëve të PD në Shkodër.
Vetëm pak minuta pas fillimit të marshimit protestuesit janë përplasur me policinë dhe forcat RENEA për shkak se këto të fundit I kanë bllokuar rrugën.
Forcat RENEA janë vendosur pritë te pedonalja e Shkodrës dhe kjo ka revoltuar protestuesit, të cilët kanë tentuar të çajnë kordonin.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe spy me piper për të larguar protestuesit dhe si pasojë është lënduar edhe një qytetare.
Ajo ka rënë përtokë dhe disa protestues i kanë ardhur menjëherë në ndihmë, por vetë pas pak çastesh ajo u ngrit dhe u konfrontua sërish me policinë
Galeria fotografike ()
Sondazh
Poll