Gjatë mbrëmjes së sotme ka patur tensione në Kavajë, ku militantët e PD kanë sulmuar KZAZ-në nr 42 në shkollën ‘Tre Dëshmorët’.
Mësohet se militantët tentuan të shkatërrojnë derën hyrëse të KZAZ dhe të çajnë gardhin rrethues të godinës. Raportohet se një numër relativisht jo i madh protestuesish që tentuan të kalojnë hekurat dhe të hyjnë në oborrin e shkollës ku ruhen matërialet zgjedhore.
Ndërkohë Policia e Shtetit dhe forcat e FNSH janë të pranishme pranë KZAZ-së dhe kanë shpërndarë protestuesit pasi është sulmuar me gurë dhe me mjete të forta nga protestuesit.
Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Isa Sakja gjithashtu mësohet se ndodhet në vendngjarje së bashku me protestuesit.
Militantët e PD kanë arritur të shpërthejnë derën hyrëse të KZAZ-së ndërsa forcat e policisë vazhdojnë të hedhin gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.