Tirana
moderate rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
6.2kmh
100 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Përplasje të dhunshme te “Air Albania”, tifozët holandezë përleshen me Policinë, raportohet për efektivë të plagosur

spot_img

Lajme të ngjashëm

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në këto momente në “Fan Zonat” pranë stadiumit “Air Albania”. Rreth 200 tifozë holandezë, me hunj dhe gurë në dorë, janë përleshur me efektivët e Policisë.

Mbështetësit e ekipit të Feynoord janë nisur drejt vendeve ku grumbullohen tifozët e Romës, por janë përballur me kordonin e Policisë që ndodhet në gatishmëri.

Në gjendje të dehur pasi kanë filluar të pijën që prej paradites, tifozët kanë qëlluar policët. Raportohet se një prej efektivëve ka mbetu i plagosur, por nga skenat e dhunës mund të ketë një bilanc tjetër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në afërsi të stadiumit, në dalje të rrugës “Mustafa Matohiti” në ndihmë të kolegve të tyre.

Disa prej ultrave holandezë janë shoqëruar në Polici. Ata nuk kanë kursyer hunjtë dhe gurët duke qëlluar unifromat blu.

Në rrugë ka pasur dhe qytetarët të zakonshëm, të cilët janë traumatizuar nga skenat e dhunës dhe kanë vrapuar. Numri i tifozëve holandezë ka qenë i madhe dhe veprimet e tyre të dhunshme për shkak se janë në gjendje të dehur.

Shërbimet “Shqiponja” kanë shkuar në ndihmë të kolegëve të tyre dhe po kontrollojnë tifozët për sende të kundraligjshme. Me kordon policor tifozët holandezë po largohen nga “pikat e nxehta” dhe po drejtohen në “fan zonat” e tyre.

Më shumë




spot_img








spot_img