Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Përplasje në Kuvendin e Kosovës, Qeveria nuk përfshin veteranët e UÇK në rritjen e pagës, angazhohen Forcat Speciale

spot_img

Lajme të ngjashëm

Veteranët e luftës së UÇK-së kanë hyrë në oborrin e Kuvendit të Kosovës, në përpjekje për të hyrë brenda objektit, ndërsa policia ka lëshuar gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ata. Numri i veteranëve është i lartë e po ashtu dhe ai i Forcave Speciale.

Para hyrjes së Kuvendit janë të vendosura Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës. Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së protestojnë kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve.

Kategoria që ata përfaqësojnë nuk është përfshirë në projektligjin për ngritjen e pagës minimale. Kundër këtij projektligji që parashihet të shqyrtohet në seancën e sotme të Kuvendit është shprehur Partia Demokratike e Kosovës.

Deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj tha në një konferencë për media se ky projektligj ishte i papranueshëm dhe nuk do të votohej nga forca politike ku ai aderon. Protestuesit kanë gjuajtur edhe gurë në drejtim të pjesëtarëve të policisë.

Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, as nga policia dhe as nga protestuesit. Kujtojmë se dy drejtuesit më të lartë të veteranëve të UÇK, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ndodhen në burgun e Hagës.

Kryetari i komanduar i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku është shprehur se protesta është thirrur në shenjë pakënaqësie për heqjen e veteranëve të luftës nga lidhja me pagën minimale. Edhe LDK-ja dhe AAK-ja, e kanë kundërshtuar këtë projektligj.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img