Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
1kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
19 °
Enj
17 °
Pre
17 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Përplasje në Kuvend, Vasilika Hysi ndërpret seancën, Myslym Murrizi nuk lëshon foltoren

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b2d90c571c4988a3a2bff2930c669bbc

Është ndërprerë seanca e sotme plenare por edhe pamjet e drejtpërdrejta.

Shkak është bërë deputeti i opozitës Myslym Murrizi i cili nuk ka pranuar të lirojë foltoren e Kuvendit gjë që ka bërë që Vasilika Hysi si drejtuese e kësaj seance të ndërprësë gjithçka.

Dita e sotme është shoqëruar me debate ku më i forti ishte ai mes kryeministrit Edi Rama dhe Rudina Hajdarit.

Kryeministri Edi Rama tha se Hajdarit ‘nuk i futet gjë në kokë’.

“Nuk ju futet gjë në kokë, se e keni kokën të mbushur me brroçkulla. Për çfarë korrupsioni flet, s’të vjen zor që je një grua dhe një nënë! Cilat pazare ndaj unë? Kjo është të flasësh brroçkulla, ti nuk je e vetëdijshme për ato që nxjerr nga goja. Ti nuk e pararend fjalën, ti i shkon pas fjalës. Hajde këtu me trego një pazar, e kam sfiduar udhëheqësin tend fizik, Saliun dhe Lulëzimin. Jam në gjyq me ata. Ti me merr të keqen mua, për pazare dhe ndarje pazaresh”, u shpreh ndër të tjera Rama në replikën me Hajdarin e cila e akuzoi për ‘pazare’.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img