Hapësire reklamuese

Sporti

Përplasje mes tifozëve në derbin Tirana-Partizani, ndërhyn FNSH

Shkruar nga Newsbomb
Përplasje mes tifozëve në derbin Tirana-Partizani, ndërhyn

Një lojë plot emocione dhe tensione ishte kjo e mbrëmjes së sotme mes Tiranës dhe Partizanit në derbin e kryeqytetit e cila u zhvillua në “Air Albania”. Ndonëse u bë një lojë e bukur, të pakta ishin rastet për t’u shënuar, pasi të dyja skuadrat ishin më të kujdesshme për të mos pësuar.

Rezultati në fund të ndeshjes ishte 1-1, rezultat i cili solli pakënaqësi nga tifozëria e skuadrave të cilët prisnin fitoren e skuadrës së tyre të zemrës.

Ashtu si dhe pritej tifozët pas ndeshjes kanë shkaktuar tensionet në ambientet e stadiumit  “Air Albania”. Tifozët e bardhebluve dhe Partizanit janë përplasur me njëri-tjetrin, gje e cila ka sjellë dhe ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të FNSH.

Nga pamjet e publikuara nga mediat shihen stola të thyer, ndërsa tifozët sulmojnë kundërshtarët me sende të forta.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese