Me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë është shoqëruar protesta e sotme në Francë.
Protestuesit kërkojnë daljen nga Bashkimi Europian dhe nga NATO.
Një tjetër kërkesë e protestuesve francezë është edhe rritja e pagës minimale me 40%.
Jelekverdhët kishin paralajmërmuar një protestë masive këtë të shtunë. Për këtë arsye Franca ka mbyllur kullën Eiffel në Paris si dhe buzneset dhe muzetë e ndryshëm.
Rreth 90.000 punonjës të sigurisë ndodhen në rrugë e Francës, ndërsa 8.000 oficierë dhë 12 automjete të blinduara janë vendosur vetëm në Paris.
Protesta e “jelekverdhëve” nisi tre javë më parë për të kundërshtuar rritjen e taksës së karburantit.