Disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin pak minuta më parë në Tiranë.
Mësohet se nga përplasja, një prej të rinjve ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Traumës ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Identiteti i tij dhe gjendja shëndetësore nuk dihen ende.
Sakaq, policia ka kryer shoqërimin në Komisariatin Nr.3 të shokut të personit të plagosur, për të dhënë dëshminë e tij që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Informacion paraprak
Rreth orës 16:50 në rrugën “Taulantët”, gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi I. M., 21 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia po punon për kapjen e autorit.