Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Përplasje mes bandave për “shtëpinë e barit”, merret peng dhe torturohet shqiptari në Londër

Shkruar nga Newsbomb
Përplasje mes bandave për “shtëpinë e barit”,

Një shqiptar është marrë peng dhe është mbajtur rreth një javë nën kërcënimin e armës pas përplasjes për një shtëpi të përshtatur për kultivimin e kanabisit në Britani.

Sipas mediave britanike, shqiptari 30-vjeçar është mbajtur një javë peng, ndërsa autorët kanë kërcënuar të afërmit e tij se do ta vrisnin, nëse nuk paguanin shumën prej 400 mijë paund.

Autoritetet britanike thonë se shqipari është torturuar në mënyrë brutale, ndërsa videot me tortura i dërgoheshin familjarëve të tij.

Autorët kanë thënë se do ta ekzekutonin në fund të javës, pasi përfundonte afati i dorëzimit të parave, por në atë kohë, policia britanike ka organizuar një operacion duke arritur ta shpëtojë.

Siç raportohet, 7 shqiptarët që kishin organizuar pengmarrjen dhe torturimin e bashkëatdhetarit janë arrestuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese