Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Tushemishtit” në Pogradec ku ka mbetur i plagosur një person.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka gjetur vetëm disa gëzhoja dhe një thikë, por asnjë nga personat e përfshirë në konfikt.
Sipas informacionit zyrtar ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Alted Jolldashi 35 vjeç i cili është dërguar në spitalin rajonal të Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën. Autori i plagosjes dyshohet të tjetë shtetasi Deist Meko, i cili është shpallur në kërkim pasi është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Tushemishtit ", gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., 35 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. M. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.