Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
31 °
Die
31 °
Hën
30 °
Mar
31 °
E premte, 19 Gusht, 2022
spot_img

Përplasje me armë në Athinë, humbin jetën dy shqiptarë, njëri u vra nga policët (Si nisi sherri)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë me bilanc lufte ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes në Kato Patisia të Athinës, ku kanë mbetur të vdekur dy shqiptarë.

Mediat greke bëjnë me dije se sherri ka nisur për arsye banale mes shqiptarëve dhe ka përfunduar me dy viktima, dhe tre të plagosur, mes tyre dhe dy efektivë të policisë.

albsig

Sherri ka nisur mes shqiptarëve, ku si fillim janë përplasur me makinë, më pas njëri ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar bashkëkombësin e tij, duke i shkaktuar vdekjen. Më pas autori ka grabitur një makinë dhe ka tentuar të largohet nga vendngjarja me mjetin e vjedhur.

Si ndodhi përleshja?

Në Kato Patisia ka pasur një sherr mes shqiptarëve. Njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar bashkëkombësin e tij. I plagosur lehtë ka mbetur edhe pasagjeri, i cili është përplasur nga një automjet teksa ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes për t’i shpëtuar plumbave.

Më pas në orën 23:00 të mbrëmjes ka ndodhur një grabitje me armë në një pikë karburanti në zonën e Agioi Anargyro, ngjarje që sipas mediave greke lidhet me autorin në Kato Patisia.

Policia ka vënë re autorin dhe mjetin e grabitur dhe është vënë në ndjekje të shqiptarit. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, për t’i shpëtuar prangave ka qëlluar me armë policinë.

Punonjësit e policisë në përpjekje për të arrestua shqiptari, e kanë qëlluar me armë zjarri, si pasojë ka mbetur i vdekur. Nga shkëmbimi i zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe dy efektivë policie, njëri ka marrë plagë në këmbë dhe tjetri në gjoks.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img