
Gjashtë persona, 4 prej të cilëve me shtetësi shqiptare, kanë rënë në prangat e policisë greke. Sipas mediave vendase mësohet se 4 shqiptarët dhe dy shtetasit grekë, të moshave 66, 64, 57, 50, 37 dhe 21 vjeç, u arrestuan pasi u përfshinë në një sulm me armë mes dy bandave në Athinë.
Ishin banorët e rrugës Lenorman në Athinë të cilët telefonuan policinë dhe kërkuan ndihmë pasi dy grupe me pjesëtarë të gjithë romë nisën të qëllojnë njëri-tjetrin me sende të forta, gjithashtu u dëgjuan edhe të shtëna armësh.
Përplasja mes tyre zgjati për vetëm pak minuta dhe pas mbërritjes së forcave të policisë në vendin e ngjarjes ata u shpërndanë. Fatmirësisht si pasojë e të shëntave nuk pati persona të plagosur apo viktima.
Efektivët u vendosën menjëherë në lëvizje ku dhe zhvilluan kontrolle përgjatë gjithë zonës. Automjeti me të cilin udhëtuan të pandehurit u gjet i parkuar pranë një magazine në zonën e Athinës, ndërsa 6 personat, të cilët aktualisht ndodhen të arrestuar, u gjetën brenda në magazinë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan krehër fishekësh pistolete 9mm, gëzhoja të kalibrit 9mm, një automjet si dhe 3933 euro .
Ndërsa, për të arrestuarit janë ngritur akuzat për shkelje të ligjit të armëve në Greqi. Ata janë dërguar në Prokurorinë e Kundërvajtjes në Athinë, sakaë hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personave të tjerë të cilët u përfshinë në këtë përleshje.