Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
5.1kmh
90 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Përplasje e fortë në Mesdhe, ushtarët e frigatës gjermane zbarkojnë në anijen turke që po lundronte drejt Libisë, Turqia kundërshton kontrollin

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

194be83345420d56d351c04db46f0380

Një përplasje e fortë mes ushtarëve gjermanë të frigatës Hamburg dhe ekuipazhit të një anije turke, është regjistruar gjatë natës në ujërat e Mesdheut Lindor.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Turqia nuk ka lejuar forcat gjermane që i përkasin një misioni ushtarak të Bashkimit Evropian për të bërë nj kontroll të plotë në një anijeje mallrash turke, që ata dyshonin se ishte mbushur me armë dhe po shkonte në Libi.

Ushtarët e frigatës Hamburg hipën në anijen turke “Rosalina-A” gjatë natës, me helikopter, por u desh të braktisnin kontrollet dhe të tërhiqeshin pasi Turqia protestoi për misionin e BE, ka thënë ministria gjermane e Mbrojtjes.

Frigata gjermane po lundronte në Mesdhe si pjesë e misionit Irini të BE-së, i cili synon të ndalojë dërgimin e amrëve për luftë në Libi. “Në kohën kur ushtarët u larguan nga anija, ata nuk kishin gjetur asgjë të dyshimtë”, ka thënë një zëdhënës i ministrisë gjermane të Mbrojtjes.

Ndërkohë, media shtetrore turke Anadolu Agency ka thënë se “Rosalina-A mbante” ishte e ngarkuar me materiale të ndryshme si ushqim dhe bojë. Sipas tyre, ushtarët e frigatës gjermane kanë shkelur ligjin ndërkombëtar duke mos pritur lejen nga Turqia për të kontrolluar anijen.

Pavarësisht se kaluan tërë natën duke hapur konteinerë në anije, ushtarët nuk kanë gjetur asgjë në anijen turke.

“Pas kërkimit që zgjati deri në orët e para të mëngjesit, ushtarët kuptuan se nuk kishte asgjë në anije përveç ndihmës humanitare, ushqime të tilla si biskota dhe materiale boje dhe u larguan nga anija”, i ka thënë Der Spiegel një burim i sigurt. Zëdhënësi i ministrisë gjermane të Mbrojtjes ka thënë se Hamburg kishte kapur “Rosalina-A” rreth 200 km në veri të qytetit libian të Bengazit, të dielën në mbrëmje.

Ai ka shtuar se frigata Hamburg kishte ndjekur procedurën standarde duke pritur katër orë për miratim për kontroll nga vendi i origjinës së anijes dhe më pas kishte hipur. Më vonë, pasi hasën kundërshtimi, ata u tërhoqën. “Të gjitha procedurat u ndoqën siç duhet”, ka thënë zëdhënësi.

Anija konteiner me 16,000 ton ngarkesë u largua nga porti turk Gemlik pranë Bursas, javën e kaluar dhe u pa për herë të fundit në Athinë, duke u drejtuar në jugperëndim drejt Libisë, sipas të dhënave të Refinitiv Eikon.

//NEWSBOMB.AL

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img