Hapësire reklamuese

Politikë

Përplasje e ashpër Veliaj – Tabaku për inceneratorët: Ti kam fituar të gjitha gjyqet, ti shpif! Reagon kryetarja: Gjykatat i përdor si di ti (DEBATI)

Shkruar nga Newsbomb
Përplasje e ashpër Veliaj – Tabaku për inceneratorët:

Përplasje e ashpër mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryetares së komisionit hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Veliaj lexoi shkresat e bashkive Kavajë dhe Vore që hyjnë në detajime specifike për kërkesën për inceneratorët, ndërkohë që thotë se ai, ka marrë mendimin e Këshillit Bashkiak.

“Po shpif. Merrini shkresën e Këshillit Bashkiak” thotë Tabaku në tone të ashpra ndërkohë që Veliaj i kërkon kryetares të qetësohet dhe të bëjë pak pushim sepse ai përherë ka fituar gjyqet me të.

“Je mësuar shpesh të shpifësh por unë ti kam fituar të gjitha gjyqet. Ndaj qetësohu” I thotë kryebashkiaku Veliaj kryetares së Komisionit.

Debati vazhdon me minuta të tëra nëse ka një vendim të këshillit bashkiak për inceneratorët ndërkohë që zonja Tabaku kërkon nga sekretaria e komisionit të administrojë dokumentet.

“Me qetësi, me qetësi” dëgjohet Veliaj gjatë gjithë kohës ndërkohë që zonja Tabaku I thotë se “dëshmitari po gënjen ndërkohë që është nën betim përpara këtij komisioni”.

Ndërkohë Tabaku vazhdon të thotë se gjykatat shqiptare I ka nën kontroll Veliaj dhe se asnjëherë ajo nuk ka shpifur.

Veliaj I thotë kryetares Tabaku se ajo nuk di të bëjë dallimin mes kryetarit të bashkisë, këshillit të qarkut dhe këshillit bashkiak. Gjithë procedura që ai ka ndjekur është për të pastruar të gjitha plehrat që ka lënë PD në 2015 kur flinte gjumë kur kishte drejtimin e bashkisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu