Hapësire reklamuese

Politikë

Përplasje e ashpër e deputetëve ‘live’ në emision: Je thjesht një kallëp

Shkruar nga Newsbomb

Debati politik në emisionin “360 gradë” në Oranews mes deputetëve Nard Ndoka dhe Alket Hyseni ka degjeneruar në akuza të ashpra dhe ofendime.

Nard Ndoka u shpreh se mazhoranca e tanishme është e realizuar me vota të blera nga paratë e drogës.

Ndërsa deputeti i PS-së, Alket Hyseni u kundërpërgjigj duke thënë se ai nuk ia kishte haberin politikës.

Pjesë nga deklaratat:

Ndoka: Kriminelët tuaj i thanë se i japim paret Saimir Tahirit për zgjedhjet. Nuk jeni një mazhorancë e supervotuar. E ke dhunu popullin me blerjen e votës. Jeni përfaqësuesit e klanit të drogës.

Hyseni: Kemi fituar historikisht edhe kur na keni vjedhur.

Ndoka: Ti je një ushtar i rëndomtë i asaj partie.

Hyseni: Juridikisht nuk ia ke haberin, politikisht nuk orientohesh dot. Je thjesht një kallëp.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu