Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplasje dhe flakadanë, policia e Tiranës mbërrin në Kuvend

Shkruar nga Newsbomb
Përplasje dhe flakadanë, policia e Tiranës mbërrin në

Seanca e sotme plenare u zhvillua mes kaosit, zhurmës dhe përplasjeve mes deputetëve. Kjo ka bërë që forcaet e policisë së Tiranës, të shoqëruar dhe nga Drejtori i Policisë, Tonin Vocaj të shkojnë pranë goditës së Kuvendit.

Policët po shqyrton vendin, ku u ndezën flakadanët dhe u përplasën fizikisht dhe deputeti i PS Xhemal Qefalia me deputetin e PD Xhelal Mziu dhe Edmond Spahon.

Ende nuk dihet nëse policia do të ngrejë ndonjë akuzë për deputetët e opozitës.

Kujtojmë që opozita hyri më herët sot në seancë mblodhi karriget e deputetëve të PS dhe i grumbulloi ato para foltores. Zhurma nuk u ndal asnjë sekond, pasi deputetët përplasinin duar mbi tavolina, ndërsa në një moment Ervin Salianji ndezin edhe flakadan blu.  Një gardist ka arritur t’i heqë nga dora Salianjit flakadanin, ndërsa ky i fundit tentoi ta godiste me karrige.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese