Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasje brenda Univeristetit të Tiranës/ Pedagogët njoftojnë zgjedhje pa studentët, reagon Rektori Mynyr Koni: Veprim i paprecedentë, është shkelur ligji (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Pasditen e sotme në disa prej mediave në vend ka qarkulluar një shkresë e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, sipas të cilit Universiteti i Tiranës do të zhvillonte zgjedhjet për stafet drejtuese dhe anëtarët e Senatit, në një kohë kur studentët janë në shtëpi.

Mirëpo, mesa duket ky lajmërim ka shkaktuar përplasje mes drejtuesve të Univeristetit të Tiranë.

Një një deklaratë zyrtare për mediat, Universiteti i Tiranës njofton se lajmi për mbajtjen e zgjedhjeve është shpërndarë nga një grup personash, që në fakt janë ish-anëtarë të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) në UT.

Pra, sipas njoftimit zyrtar të UT anëtarët e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) që kanë shpërndarë lajmin janë thjesht pedagogë, por jo më anëtar të KIZ dhe kanë shkelur ligjin përmes një veprimi të paprecedentë për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Sqarojmë për mediat dhe mbarë opinionin publik se veprimi i kryer nga këta persona që në fakt, janë personel akademik i Universitetit të Tiranës, është një veprim i paprecedentë, krejtësisht në shkelje të ligjit të arsimit të lartë 80/2015, të  Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”, tashmë të miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës, dhe i publikuar edhe në faqen zyrtare të UT, ëëë.unitir.edu.al, me të cilën mund të njihet gjithkush për të kuptuar edhe më mirë shkeljet ligjore të personave në fjalë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën zyrtare për mediat, të shpërndarë nga Univeristeti i Tiranës.

“Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni me anë të kësaj deklarate për shtyp siguron personelin akademik dhe studentët e UT se në Universitetin e Tiranës, shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhje të ndershme, me procedura të ligjshme, me qëllim për të zgjedhur autoritete drejtuese dhe anëtarët e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës”, përmbyllet deklarata.


Njoftim për shtyp i Universitetit të Tiranës

Sot në media është lançuar lajmi se në Universitetin e Tiranës do të zhvillohen zgjedhje për autoritete dhe anëtarë të Senatit Akademik të UT, kjo bërë me dije mediave nga një grup personash,  që në fakt janë ish anëtarë të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) në Universitetin e Tiranës.

Sqarojmë për mediat dhe mbarë opinionin publik se veprimi i kryer nga këta persona që në fakt, janë personel akademik i Universitetit të Tiranës, është një veprim i paprecedentë, krejtësisht në shkelje të ligjit të arsimit të lartë 80/2015, të  Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”, tashmë të miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës, dhe i publikuar edhe në faqen zyrtare të UT, ëëë.unitir.edu.al, me të cilën mund të njihet gjithkush për të kuptuar edhe më mirë shkeljet ligjore të personave në fjalë.

Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni me anë të kësaj deklarate për shtyp siguron personelin akademik dhe studentët e UT se në Universitetin e Tiranës, shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhje të ndershme, me procedura të ligjshme, me qëllim për të zgjedhur autoritete drejtuese dhe anëtarët e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu