Hapësire reklamuese

Politikë

PËRPLASJE BARDHI – VASILI/ "I ofruam 15 mandate të sigurt", nënkryetari i LSI-së përgënjeshtron Sekretarin e PD-së: Nuk ka patur kurrë bisedime për ndarje mandatesh

Shkruar nga Newsbomb
PËRPLASJE BARDHI – VASILI/ "I ofruam 15 mandate të

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka përgënjeshtruar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhit, pasi ky i fundit tha më herët se PD i ka ofruar LSI-së të dalin në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 Prillit dhe do t’i siguronte 15 mandate deputetësh.

Vasili u shpreh se këto bisedime nuk kanë ndodhur kurrë , teksa tha se e vetmja gjë që është biseduar me PD-në, ishte djegia e mandateve në vitin 2019.

Pjesë nga debati:

Vasili: Nuk ka patur kurrë prezencë time dhe të zonjës Kryemadhi një diksutim për numra mandatesh, ka patur vetëm një angazhim. Do të kishim takime të përbashkëta në çdo qark, të cilat nuk ndodhën asnjëherë për arsye të mungesës së dëshirës nga PD

Bardhi: Si nuk ka patur diskutime që do hynim në një listë të përbashkët? As bisedë për qarkun e Elbasanit?

Vasili: Unë po them se diskutim se 15 mandate nuk ka patur. Është diskutuar dhe është zgjedhur që strategjia për të maksimizuar votën ishte në lista të ndara. Diskutime të drejtpërdrejta janë bërë vetë për çështjen e djegies së mandateve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll