Në debat e sipër duke folur për krimin zëvendës-ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari tha se gazetarët paguhen dhe shkojnë me pushime me paratë e krimit.
Lamallari, në emisionin “Opinion” u shpreh kundër gazetarëve investigativë që nxjerrin dosje, fakte dhe të dhëna të tjera në media.
“Të nxjerrësh dosje që janë sekret hetimor, është thjesht të zbatosh ligjin si prokuror, si avokat, si gazetar”, tha numri dy i ministrisë së Brendshme.
Fevziu: Nëse ju keni fakte, nxirrni emrat. Ja ku i ke këtu kamerat
Lamallari: Mjaft të shikosh platformat online se si komisarë që kanë bërë hetime, kanë goditur grupe kriminale goditen në mënyrë të vazhdueshme
Fevziu: Kjo është analizë, a ke fakte?
Kikia: Gazetari është gazetar, mund të takoj ministrin, prokurorin, policin dhe ata që kanë lidhje me krimin
Lamallari: Jo të nxjerrë sekrete hetimore