Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasja te Bregu i Lumit, banorë dhe policë të plagosur dërgohen në spital (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Si pasojë e përplasjes së banorëve te zona e Bregut të Lumit, kanë mbetur të lënduar disa protestues dhe efektivë të policisë.

Mësohet se të lënduarit nddodhen në urgjencën e spitalit të Traumës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Protestuesit e plagosur:

Hazur Manderi, Flora Mandri, Xhabir Mandri dhe Destan Muca.

Policët e plagosur

Gerald Shabani, Bledar Deliu dhe Arben Canaku.

Forca të shumta policie këtë mëngjes kanë shkuiar në zonën e bregut të Lumit, për shembjen e banesave në kuadër të zgjatimit  të Bulevardit të Ri.
Banorët kanë kundërshtuar sërish por një pjesë e madhe prej tyre janë shoqëruar nga policia e cila ka rrethuar zonën.

Janë rreth 38 banesa të cilat kanë qenë në proces legalizimi, mirëpo pas projektit për bulevardin ato u skualifikuan dhe kështu nuk përfitojnë shpronësim.

Ndërkaq, bashkia ka ofruar për ta banesa sociale, banorët nuk janë dakord.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese