Hapësire reklamuese

Politikë

PËRPLASJA/ Senida Mesi: Falemnders Shkodrës! I përgjigjet Voltana Ademit: Vajzë e mirë kam kenë edhe kur kam punu me kushërinjtë e tu (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Senida Mesi-Voltana Ademi

Përmes një statusi të gjatë, shkruar në gegnisht, ish-zv.kryeministrja Senida Mesi falenderon Shkodrën e shkodranët pas mitingut të djeshëm të Ramës që u ndoq nga protesta e përplasje mes militantëve të PD dhe policisë.

 

Por fatmirësisht e gjitha shkoi pa pasoja dhe nuk mbeti asnjë i lënduar.

Mesi i kujton kryebashkiakes Ademi e cila e ka cilësuar “vajzë të mirë” se e tillë ka qenë edhe para se të futej në politikë, apo kur punonte me kushërinjtë e saj në bankë.

Më tej, Mesi bën përgjegjëse Ademin për bllokimin e disa projekteve.

“Por, du me besu se Shkodra e ban mirë diferencën mes mejet e tejet, mes jush e nesh, mes së djeshmesh ku keni metë dhe së ardhmes ku dona me e çu. 
Forca para, me përulje dhe respekt, me kokën lart, me fjalë pak e me punë shumë!”, shkruan ish-zv.kryeministrja.

REAGIMI I PLOTË:

Shkodrës i tham 100 herë falemnders që më dha kulturën e dashninë, respektin dhe mikpritjen, përuljen dhe mirësinë, energjinë dhe emocionet, përkrahjen edhe në ditët ma të vështira.

I tham falemnders për sonte të gjithë atyne që sot mendun si ne që ishim në shesh!

Që si ne duan progresin dhe duan të ecin para, larg hijeve të së kaluarës dhe drejt së ardhmes.

Komunizmi ka ra Voltanë e miqtë e mij të MIRË demokrat. E nuk do kthehet ma as këtu e as në një vend tjetër të lindjes. 
Por fantazmat e tij sdo më pengojnë me ecë përpara drejt asaj që di me ba më mirë! 
Me ecë para me kokën lart, me punu fort e me ndershmëri, e me mujt me lanë diçka të mirë për brezat që do vinë, ashtu si të mundem, me të mirat dhe defektet apo gabimet e mija.

Po kurrë Voltanë e miqtë e mij Shkodranë DEMOKRAT, nuk kam kenë e as do jem pjesë e krimit, as nuk do bashkëpunoj me to, nuk do bëj antimitingje apo KURRË nuk do abuzoj me fonde publike.

Se unë nuk i refuzoj sfidat, e nuk i refuzoj zgjedhjet. 
Se unë zbatoj ligj e Kushtetutë, e si politikane KURRË nuk do bëj atë që po bani ju sot, apo atë çfarë Bardh Spahija ( si qytetar) dje; se shkollat s’janë të Ramës, as Senidës por t’fëmijëve tanë Voltanë.

Sa për vajzë e mirë, siç më paske thënë Voltanë, vajzë e mirë ☺️ kam kenë edhe para se me hy në politikë, edhe kur kam punu në bankë me kushërinjtë e tu, edhe kur isha Zv Kryeministre, edhe sot e do jem gjithmonë. Se kështu më kanë rritë prindërit, një qytetare e mirë, me integritet e moral (edhe pse përditë e më shumë po e shoh si “specie” në zhdukje)

E unë skam reshtë së bashkëpunuari me ty për hir të Shkodrës, as kur më në fund hapme zyrën me një ndalesë ADISA në Shkodër; as kur kam ndjekë në detaje rikonstruksionin e rrugës Shkodër-Velipojë apo rikualifikimin urban të bregut perëndimor të liqenit në Shirokë (që vazhdojnë të jenë peng e me vonesa se akoma ska ba Bashkia dokumentet për shpronësim), as kur nxorrëm VKM për shpronësimin e banorëve si rezultat i rikualifikimit të sheshit të pallateve Xhabiej, apo VKM për varrezat e qytetit, apo shpalljen fituese të të vetmit projekt që solle në FZHR (për 1.5 vite që e drejtova atë komitet)për ndërtim kënde sportive, projekti “jeto me sportin”....... ka dhe plot të tjera Voltanë, por spo i lodh lexuesit me sa kam ba për qytetin tim e jo për ty e për PD, por për Shkodër e shkodranë.

Unë kam ba sa kam mujt gjatë këtyre 2 viteve. E di që Shkodra ka pritë ma shumë prej nesh, e prej meje, por unë do vazhdoj të përpiqem fort e ma fort, me aq sa mundem që bashkë me drejtimin e Bashkisë të bajmë për Shkodër në 4 vitet që do vinë, atë çfarë ju s’batë në 30, 
Do bajmë gabime se jemi njerëz, por do dimë të dëgjojmë dhe të korigjohemi.

Kthe rrugë e dashur, se i ke hy detit në këmbë. Nuk bahet shtet me dhunë e molotov, ( se mu nuk më pelqen hiç) 
Kam turp ku ka përfundu Shkodra nën manaxhimin tand edhe pse smë bashkon gja me frymën e mentalitetin tand.
Ne jemi bashkëqytetare por me vizione krejtësisht të ndryshme dhe larg mentalitetit separatist dhe komplekset e së shkuares që ke.

Por, du me besu se Shkodra e ban mirë diferencën mes mejet e tejet, mes jush e nesh, mes së djeshmesh ku keni metë dhe së ardhmes ku dona me e çu. 
Forca para, me përulje dhe respekt, me kokën lart, me fjalë pak e me punë shumë!

#pershkodrenqedu ?

P.S. pak në gegnisht miq por me erdhi natyrshëm siç flasim çdo ditë në Shkodër ?

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu