Hapësire reklamuese

Politikë

Përplasja për shtëpitë e minoritarëve, MPJ shqiptare: Deklarata e Athinës e papranueshme, kemi thërritur ambasadoren greke

Shkruar nga Newsbomb

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Athina për prishjen e disa shtëpive në Himarë dhe mes tyre të disa minoritarëve grekë.

MPJ shqiptare e ka konsideruar deklaratën e Greqisë si të papranueshme me tone kërcënuese dhe njohje të cekët të situatës. Tirana zyrtare thekson se procedurat e ndjekura për këtë rast janë tërësisht ligjore dhe kanë në fokus shndërrimin e qytetit të Himarës në një destinacion turistik europian.

Ministria e Jashtme ka thërritur për këtë çështje ambasadoren e greke në Tiranë për t’i shprehur qëndrimin e mësipërm.

Reagimi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë:

Është rasti të themi se habia pason habinë kur bëhet fjalë për qëndrimet e MPJ greke. Tonet kërcënuese të deklaratës dhe njohja e cekët e situatës dhe rrethanave, nuk mund të mirëkuptohen në Europën e sotme, përveçse si një mesazh i destinuar për konsum të brendshëm. Shqipëria nuk bën dallime në respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës.

Proçedurat ligjore të ndjekura nga Bashkia Himarë, që kanë në fokus shndërrimin e qytetit të Himarës në një destinacion turistik europian, janë transparente dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Deklaratat e përseritura të MPJ greke dhe gjuha anakronike për Himarën janë të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës. Parime të cilat orientojnë veprimtarinë e institucioneve të shtetit shqiptar.

Bazuar në sa më siper e në pajtim me praktikat diplomatike, Ministria e Puneve të Jashtme ka thirrur për sqarime Ambasadoren e Greqise ne Tirane duke shprehur qëndrimin e mësipërm.

Lexo edhe: Deklarata e fortë e Edi Ramës: Athina qytet shqipfolës, kini kujdes me Himarën

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.