Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Përplasja për nënshtetësitë, Mero Baze analizon sjelljen e Metës: Ka punësuar një ‘qen gjahu’ në Presidencë që shan me familje gazetarët, diabolizmi i Ramës ka futur në siklet opozitën (KRAHASIMI ME BERISHËN)

spot_img

Lajme të ngjashëm

2bdcc0c3ae24dc9ac9369449b881ac6a

Gazetari Mero Baze është përfshirë në debatin për nënshtetësitë që ka dhënë presidenti Meta, pasi me anë të një shkrimi ka krahasuar sjelljen e Metës dhe Berishës me gazetarët.

Ai thotë se Berisha ka bërë veprime respresive ndaj gazetarëve, por kurrë nuk ka përdorur gjuhë fyese ndaj familjeve të tyre, ndryshe nga Meta, për të cilin thotë se ka punësuar një “qen gjahu” në Presidencë që shan nga familja gazetarët.

“Sali Berisha që ka “fituar” çmimin “10 armiqtë e lirisë së shtypit në botë”, ka bërë veprime represive ndaj gazetarëve, por këtë gjuhë nuk e ka përdour kurrë. Ai zakonisht nxirrte badigardët të rrihnin Nikoll Lesin, i burgoste Frangajn e Lekën, u digjte redaksi e makina çfarë t’i dilte para, vendoste gjoba dhe shkatërronte biznese, por publikisht përmbahej në gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve.

Ndërsa Ilir Meta ka punësuar një “qen gjahu” në Presidencë, i cili ka nisur shan me çfarë përmban libri familjes çdo gazetar që i thellon kërkimet mbi skandalet e Presidentit për dhënie shtetësie”, shkruan gazetari.

Sipas Mero Bazes, Meta ka vënë në siklet opozitën, pasi diabolizmi i Ramës që tenton ta  fryjë Metën si lideri kryesor i opozitës ka futur në një spirale heshtjeje opozitën më të madhe në vend, e cila as e zbon dot e as e mban dot, peshën e problemeve që i sjell Ilir Meta.

“Mbi të gjitha Ilir Meta ka vënë në siklet opozitën. Diabolizmi i Edi Ramës që tenton ta fryjë Ilir Metën si liderin kryesor të opozitës, dhe që e nxit atë ta ketë si palë të vetën në këtë betejë, ka futur në një spirale heshtjeje opozitën më të madhe në vend, e cila as e zbon dot e as e mban dot, peshën e problemeve që i sjell Ilir Meta”, shkruan Mero Baze.

Më shumë

spot_img