Tirana
few clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
3.1kmh
20 %
Sht
34 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
38 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Përplasja për makinën e diktatorit/ Gazetari e quajti ‘komunist të eksituar pas Enverit’, Blendi Gonxhja i shkruan ‘fletërrufe’ dhe i bën bllok, Vezaj i publikon mesazhet: Letër Gonxhes që çel gjithmonë pas Ramës (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vijon përplasja mes drejtorit të Transporteve Blendi Gonxhja me gazetarin Famur Vezaj, pasi ky i fundit reagoi i revoltuar kur Gonxhja publikoi një video të limuzinës së personalizuar të Enver Hoxhës, krahas të cilës tregoi historinë kur në Gjirokastër në vitin 1978 i ka dalë para ish-diktatorit me 2 vizatime, të cilat ai i ka pëlqyer.

albsig

spring

 Për historinë dhe vizatimet që ishin limuzina e Hoxhës, Vezaj shkruante se drejtori i Transporteve “poston i eksituar që diktatori ia ka bërë qejfin”.

Kjo deklaratë e gazetarit ka ngjallur reagimin e drejtorit të Transporteve i cili i ka shkruar një mesazh të fortë në privat ku e quan të lajthitur dhe komunist gazetarin, ndërsa shton se kur ishte 19-20 vjeç rrezikoi jetën për për të rrëzuar kultin e diktatorit.

“A jeni normal nga trutë apo kurveti a Covid iu ka lajthitur? Si mund të jeni kaq symbyllur e të prapambetur. Si mund të mos ndani gjërat, se unë as eksitohem dhe as mburrem por sjell një fakt që lidhet me atë makinë dhe diktarotin e asaj kohe. Dhe si mund unë të kem problem se çfarë kam bërë 8 vjeç? Apo duhet të isha debatikas? Po me mua e bëni këtë që 19-20 vjeç rrezikoja jetën për për të rrëzuar kultin e tij?Po në atë shoqëri jetonim nuk ishim të tërë të persekutuar që të dinim të vërtetën, as nuk kishin guzim të na thonin gjë prindërit tanë se shkonin për lesh.

Ua ua se imagjinoja një deklaratë kaq të ulët e të trashë të dalë nga një gazetar që haram liria e fjalës tënde që erdhi dhe me luftën e s ne studentëve emri i profesionit, po ti veç lirinë snjeh pa le që je më komunist se çdo komsomolas i rëndomtë”, është kjo një pjesë nga mesazhi i drejtorit të Transporteve.

Ndërsa Vezaj ka publikuar mesazhet e tij dhe i ka dedikuar një letër të hapur ku përdor dhe ironinë.

“Letër Gonxhes që çel gjithmonë pas Ramës”, kështu e nis letërn e tij gazetari Vezaj, ndërsa vijon ti përgjigjet për mesazhin. “Sot po te rendis këto rreshta meqenëse me kishë shkruar ne inbox një fletërrufe dhe më pas më kishë vënë bllok! Metodë e njohur e disa burave të Rilindjes e që nuk me habit edhe pse studentet e dhjetorit unë i konsideroje TRIMA por me ty nuk paskam gabuar, ti je ndryshe! Sepse këtë e tregove edhe në rrëfimin tend mbresëlënës pas 42 vitesh me cicërimën nostalgjike te takimit “rastesor” me diktatorin! Nuk kishe faj, ishe vetem 8 vjeç e nuk beheshe dot debatikas e as disident dhe të detyruan”, shkruan Vezaj. 

LETRA E PLOTË E VEZAJT: Leter Gonxhes qe çel gjithmone pas Rames!

I dashur Gonxhe diga, ti e di mire se cfare eshte kurbeti. Nese une, qe thua ti Gonxhe mora rruget e kurbetit per te miren e femijeve te mi, ti i more nga frika kur erdhi Berisha ne pushtet!  Sepse sic thoshin gojet e liga, nuk gjeje dot me se kush celes ne tufen e medha te celesave te tu, i bente kujt apartamenti. Dhe e mesove me mire se si eshte kurbeti kur teta Neta te thoshte rri aty e mos u kthe sepse i prish pune Edit!

Ti i dashur Gonxhe dhe vendin e kurbetit nuk e tregoje, sic ai merhumi me makinen e te cilit ti re ne dashuri nuk tregonte bazat. Ai i thoshte popullit, jam ne mal dhe ishte ne Tirane me Nexhmijen duke i hapur gropen Qemalit qe ti e vizatove dhe e quan hero. Edhe ti i thoje popullit, jam ne Spanje dhe rrije ne Greqi duke pritur te theriste Enveri i ri e duke marre mesazhe nga nena e Enverit te ri!

Nje dite te bukur te dhane leje te ktheheshe nga interrnimi duke sjell edhe ide te reja per ndertimet, PPP-te, dhuro nje peme, pyllin orbital,etj etj patentat e deri te tranpsportet qe i njeh mire! Por per keto te tjerat i dashur Gonxhe do te shkruaj nje dite tjeter!

Sot po te rendise keto rreshta meqense me kishe shkruar ne inbox nje fletrrufe dhe me pas me kishe vene bllok! Metode e njohur e disa burave te Rilindjes e qe nuk me habit edhe pse studentet e dhjetorit une i konsideroje TRIMA por me ty nuk paskam gabuar, ti je ndryshe! Sepse kete e tregove edhe ne rrefimin tende mbreselenes pas 42 vitesh me cicerimen nostalgjike te takimit “rastesor” me diktatorin! Nuk kishe faj, ishe vetem 8 vjeç e nuk beheshe dot debatikas e as disident dhe te detyruan!

Gonxhe i dashur, e di sa i lumture jam qe me shkruajti nje antikomunist si ty, qe fal sakrifices tende ne vitin 1990 (sic e ve ne dukje edhe ti) une dhe shume te tjere sot po shijojme lirine (edhe pse une ne USA) dhe fjalen e lire! Ju kuptoj i dashur Gonxhe se sakrifica juaj dhe trauma psikologjike qe keni perjetuar ne ate kohe, duke kerkuar rrezimin nga pushteti te pronarit te makines qe ju u dashuruat, pastaj puna ne Ministri te Kultures e sidomos ne Bashki, incidenti i diges dhe me pas interrnimi ne kurbet, ju ka lene edhe pasoja deliri per te cilat ju kuptoje se ishe ti qe çele dhe u rrezua diktatura! Peshe e rende kjo!

Gonxhe i dashur, Nga letra jote u indinjova vetem per nje gje, qe nuk e paskam kuptuar prej kaq vitesh! Edhe pse gjyshin e ndjere e kam pas partizan, une nuk e kisha kuptuar qe isha nje komunist! Sa rende paskam qene! Por fal teje, (shyqyr qe ekziston) se ti i njeh komunistet, une e kuptova kete gje dhe kur te kthehem ne Tirane do te sjell dy vizatime! Do te lutesha te beje nje vleresim e uroj te te pelqejne!

I dashur Gonxhe, te me ndjesh se me duhet te nderprese kete leter se me kerkuan nga puna, jo nga ato qe beje dhe bene ti por nga pune te ndershme nese e kupton se per cfare po flas se dhjamosja ne pushtet i bene njerezit te humbin shqisat!

E me fal o zoti Gonxhe qe ne letren time nuk ka aq shume dashuri sa ne letrat qe ti je mesuar te marresh. Ne ato letra romantike qe fillonin me formen tende te bukur te kokes, qe leviz lehte sipas tundjeve te autobuzit ne karrigen perpara kryetarit te Bashkise. Nuk jam aq romantik sa ai! Kerkoje ndjese per kete!

##

P.S. E shkrova kete leter i dashur Gonxhe nga diga e liqenit ne Boston. Ishte vendi qe me beri te ndihesha me prane teje!

MESAZHET E Blendi Gonxhja:

103262992_1022109214858623_997745422456009364_n.jpg

103602329_2697616857133987_6249961180667243021_n.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img