Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplasja në Velipojë, shpallen në kërkim dy persona, 20 të shoqëruar në Polici, në ngjarje janë përdorur armë të ndryshme (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Përplasja në Velipojë, shpallen në kërkim dy persona,

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua në Velipojë, ku humbën jetën katër persona dhe mbetën të plagosur dy të tjerë.

Burime për media bëjnë me dije se personat që janë shpallur në kërkim ishin bashkë me vëllezërit Ferracaku.

Mësohet se 20 persona janë shoqëruar në polici, pasi dushohet se kanë dijeni për konfliktim mes Gocajt dhe Ferracakut.

Dyshohet se vëllezërit Ferracaku kanë pasur armë me vete, gjithashtu edhe personat që i shoqëronin, që tani janë shpallur në këkrim dyshohet se kanë qenë të armatosur. Gjithashtu edhe vëllezërit Gocaj kanë pasur armë, njëri dyshohet se ka patur kallashnikov.

Policia ka sekuestruar vetëm një pistoletë deri më tani, porn ë ngjarje ka pasur edhe armë të tjera.

Kujtojmë që ngjarja ka nisur pak pas mesnate mes Kujtim Ferracakut, pronar i restorant “Fantazia” dhe pronarëve të hotelit “Gocaj”, për shezlongët në plazhin e Velipojës.

Si fillim debati ka nisur me fjalë dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve nga të dy palët. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të vrarë Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit, Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmedin Tyli 17 vjeç, raportohet se 54 vjeçari është në gjendje kritike për jetën

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll