Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
31 °
Pre
32 °
Sht
30 °
Die
29 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Përplasja në Kuvend/ Ahmetaj: Unë jam krenar dhe mbaj përgjegjësi për firmat e mia! Tabaku: Unë fle e qetë, nuk kam frikë nga SPAK

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku janë përplasur në Kuvend, gjatë punimeve të seancës së sotme. Ka qenë Tabaku ajo që në vazhdim të diskutimeve në Kuvend, ka ironizuar Ahmetajn për firmat dhe shkollën e tij.

Në këto kushte, Arben Ahmetaj i është përgjigjur koleges demokrate duke theksuar se është krenar për firmat që ka hedhur dhe mban përgjegjësi politike e personale për to.

Debati në Kuvend mes Ahmetajt dhe Tabakut:

Arben Ahmetaj: Zonjë e nderuar, ti duhet të jetosh te jetë të bësh shkollat e mia. E dyta unë do firmos për investime publike, deri kur kryeministri im, grupi im parlamentar dhe qytetarët të më autorizojnë në një detyrë ose në një tjetër. Qoftë këtu e qoftë atje.

Ndërkohë, ta kam thënë njëherë çfarë shkon rrotull. Do ti filloj gjërat unë, që nga Gjenova e deri tek firmat e tua për shtëpinë tënde. E ke bërë zakon e përmend emrin tim. Të kam paralajmëruar miqësisht që po e tepron. Sigurisht nuk ke dëgjuar.

Unë jam krenar për firmat që vë dhe mbaj përgjegjësi vet. Edhe politikisht edhe personalisht. Por unë inkuizitor pervert nuk jam bërë asnjëherë që të shpreh dëshira që t’i i përfaqëson qoftë për të majtë dhe qoftë për të djathtë. Dëshirat e tua të errëta. Prit, duro. Jeta është e gjatë.

Jorida Tabaku: Më kërcënoi por sa për dijeni unë jam Jorida Tabaku e kam për krenari që vij nga dy familje shumë të mëdha tiranase. Ka 9 vite që është në pushtet e ka qenë përballë meje me vite me radhë dhe në komision ekonomie e ne komisionin e inceneratorëve.

Unë fle e qetë gjumin, nuk kam frikë se më zgjon ndonjë thirrje nga SPAK. Nëse do të hetojë të vazhdojë ka gjithë fuqinë e shtetit po mua nuk më intimidon as më kërcënon dot, ashtu si nuk më ka intimiduar e kërcënuar dot me çdo mënyrë që është përpjekur në komisionin e inceneratorëve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img