Ish-deputeti Belind Këlliçi ka komentuar ngjarjet e ndodhura ditën e sotme gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias.
Sipas Këlliçit opozita është duke vijuar me aksionin e nisur prej muajsh tashmë dhe se s'mund të vazhdojnë mbledhjet sikur jemi në një situatë normale parlamentare.
Anëtari i kruesisë së Partisë Demokratike thekson se gjatë debateve të zhvilluara ditën e sotme mes Gazment Bardhit, Flamur Nokës dhe Flutura Açkës nuk ka patur asnjë akt fizik.
“Mbajtjen e mbledhjes së komisioneve fizikisht nuk e kanë bërë as socialistët. Ajo që ka ndodhur sot është diçka krejt normale. Siç ka ndodhur në 4 muajt e fundit, edhe ditën e sotme, deputetët e Partisë Demokratike, kanë vijuar aksionin politik. Atë pamje nuk do të dëshironte ta shihte askush. Aksioni politik i PD-së është një aksion i paralajmëruar prej muajsh. Nuk ka ndonjë akt fizik aty.
Këtu ka pasur një vendim politik për të pamundësuar një jetë normale të Parlamentit. Opozitës po i pamundësohen funksionet e saj kushtetuese dhe kryetari i opozitës ndodhet i arrestuar pa asnjë akuzë. Në momentin kur i pamundëson një shumice prej gjysmë milionë shqiptarësh përfaqësimi në Parlament. Nuk jemi në një situatë normale. Zonja Açka ndodhi në atë pozitë pasi e ka vetë veten aty”, tha Këlliçi në emisionin "Open".