Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
61 %
3.1kmh
100 %
Enj
8 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Përplasja në Elbasan, Bardhi denoncon me FOTO dhe EMRA: Ishte SKENAR i RAMËS, ja anëtarët e krimit të ORGANIZUAR që prishën festën

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2ad7d9d3ee97d208fc31b4ee2707a977

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi denoncon me foto ata që thotë se janë persona me precedentë penalë të futur nga kryeministri Edi Rama për të prishur sot festën në Elbasan.

Përplasja ditën e sotme në qytetin e Elbasanit nisi pas thirrjeve “Rama ik” nga një grup militantësh të PD-së, të revoltuar mesa duket militantët socialistë iu kundërpërgjigjën duke hedhur sharje dhe kërkuar largimin e Lulzim Bashës që ndodhej në qytet në të njëjtën orë. Aty nisi edhe konflikti fizik mes disa prej militantëve.

Por Bardhi thotë se përplasjen e ka inskenuar Rama, madje denoncon me foto dhe emra disa qytetarë për të cilët thotë se janë “pjesë e krimit të organizuar”.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Edi Rama prishi sot Ditën e Verës me një skenar të parapërgatitur, të gatuar me botën e errët të bandave. Në mungesë të bilancit dhe nga refuzimi që i bënë qytetarët, ai vuri në jetë alternativën e vetme që ka për qytetin dhe për vendin, krimin e organizuar. Ne kemi prova dhe fakte të pakontestueshme, dhe mbarë qytetarët e panë, se si persona më precedent penalë ishin sot ekipi i tij në Elbasan.

Dua t’i kujtoj Edi Ramës, të deleguarit politik të bandave, Taulant Ballës, dhe çdo krimineli, se ndryshimi nuk ndalet dot me asnjë instrument dhe se për çdo përpjekje që bëjnë, do të përgjigjen.

Edi Rama me aplikimin e planit banditesk, e bëri edhe më të qartë sot për njerëzit se kush janë dy alternativat e 25 prillit.

Më poshtë, po paraqes emrat dhe fotot e anëtarëve të skuadrës së Edi Ramës në Elbasan, që dhunuan qytetarët, dhe që janë sot mbështetësit e vetëm që i kanë ngelur në këtë qark e kudo. Sipas radhës, ja disa nga eksponentët e krimit të organizuar që shoqëronin sot Edi Ramën të armatosur dhe nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit.

1. KELMEND YMER XHAFERRI, ka qënë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan  tek Tregu Ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë.

2. NINO, anëtar i krimit të organizuar.

3. MARSEL RROKAJ, anëtar i krimit të organizuar dhe djali i Agron Rrokës, drejtori i burgut Elbasan.

4. ERIS SKILJA, anëtar i krimit të organizuar.

5. NALDI METAJ (i njohur me pseodonimin BABALJA), anëtar i krimit të organizuar.

6. GËZIM RUSI, anëtar i krimit të organizuar.

Qytetarët e Elbasanit nuk do të shantazhohen dot nga banditët e Ramës. Qytetarët e Elbasanit duan ndryshimin, duan punë, duan siguri. Me 25 Prill, ne bashkë me banorët e mrekullueshëm të Elbasanit do të sjellim ndryshim dhe shpresë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img