Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasja në bashki, kryetarja e LSI: Këshilltarët e PS lënë pa dru zjarri kopshet e çerdhet

Shkruar nga Newsbomb

Kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit Miranda Rira bën me dije se sipas saj këshilltarët socialistë kanë bllokuar shpërndarjen e druve për banorët në nevojë, shkollat, kopshtet dhe çerdhet e qytetit.

Me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook kryebahskiakja e LSI thekson se këshilltarët socialistë rrëzuan sërish projekt vendimin e bashkisë për shpërndarjen e druve.

“Këshilli bashkiak i Prrenjasit, i kontrolluar nga partia shtet dhe disa eksponentë të PS që s’njohin as shtresa në nevojë, as te miren publike, rrëzuan sërish prej muajsh tani, projekt vendimin e bashkisë për shpërndarjen e druve”, shprehet Rira.

Reagimi i plotë i Rirës:

Vjeshta eshte e ftohte ne Prrenjas dhe moti pritet qe te perkeqesohet ne javet dhe muajt ne vazhdim. Qe prej disa muajsh, Drejtoria Pyjore e bashkise, ka filluar punen per sistemimin dhe furnizimin me dru te popullsise, duke qene keshtu nje nder bashkite e para ne vend qe siguron nje sherbim te tille. Rreth 3200 m stere dru, nga te cilat 1300 m/s per institucionet publike si shkollat, kopshtet dhe 1900 m/s per target grupet me ne nevoje, si njerezit qe marrin aftesine e kufizuar, ata qe trajtohen me ndihme ekonomike, familjet me nje prind, pleq te vetmuar, etj.

Keshilli bashkiak i Prrenjasit, i kontrolluar nga partia shtet dhe disa eksponente te PS qe s’njohin as shtresa ne nevoje, as te miren publike, rrezuan serish prej muajsh tani, projekt vendimin e bashkise per shperndarjen e druve duke bllokuar keshtu edhe furnizimin me dru te institucioneve publike, femijeve te vegjel dhe shtresave me ne nevoje.

Kjo eshte krejt absurde, sepse eshte po ky keshill qe ne fillim te vitit ka votuar qe sherbimi per prodhimin dhe furnizimin me dru te kaloje permes nje procedure prokurimi, ku subjektet do ti sjellin drute nga parcelat tek bashkia, me pas çmimin, kriteret, ruajtjen, shperndarjen eshte detyre e zyres pyjore te bashkise. Do t’i kerkojme keshillit bashkiak nje mbledhje urgjente per te zhbllokuar nje ore e me pare kete situate qe eshte vetem ne kurriz te qytetareve.

Ftojme median dhe te gjithe qytetaret e interesuar te marrin pjese ne kete mbledhje te ardhshme, per te qene deshmitare te faktit se kush e perdor voten e tij/saj per te qene kamikaz/e i partise dhe kush voton per interesat e komunitetit. Drute jane te bashkia, ka edhe shume dru pa ardhur, te gjithe banoret duhet ta dine se bashkia nuk mund te shese dru qytetareve, sepse bllokohet nga keshilli bashkiak, nje pjese e te cilit kane vetem nje mision, ate te bllokimit!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu