Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Përplasja mes militantëve të PS dhe PD, Basha akuza të rënda: Rama shoqërohej nga BANDA me persona të ARMATOSUR, ata tentuan të prishin festën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

57fe6d37c8b6de685cc3f2b96e36b284

Kyredemokrati Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shkuar në Elbasan i shoqëruar nga banda të armatosura, të cilët kanë tentuar të prishin festën në Ditën e Verës.

Basha iu referua sherrit të ndodhur disa minuta më parë mes militantëve të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, të cilët u përleshën fizikisht, ndërkohë që policia shoqëroi disa prej tyre.

“Unë do vazhdoj me axhendën time dhe nuk do ndaloj, sepse Shqipëria ka ndaliar mjaft për 8 vite.
Është ditë feste, ëshsë ditë shprese. Dielli do të shndërrisë më fort në 25 prill për ndryshimin që kërkon Elbasani dhe Shqipëria.

Persona të armatosur me pistoletë në brez shoqëronin kryeministrin dhe donin që ta prishnin këtë ditë feste. Kryeministrit i them qartë: Mos guxo të kërcënosh qytetarët e Elbasanit me bandat e armatosura që të shoqëronin.

Dhunën e provokojnë ata që duan ta mbajnë Elbasanin peng. Nuk ka shans që Rama dhe banda e tij ta mbajnë peng Elbasanin. Nuk kisha asnjë ide që kryeministri kishte ardhur. Banda që shoqëronin kryeministrin tregojnë si Rama e ka trajtuar këtë qytet për 8 vite. Unë shoqërohëm nga familjet elbasanase. Rama e ndan puishtetin me bandat e Elbasanit”, Basha

 

Më shumë

spot_img
spot_img